Multilingual download

Saturday, July 4, 2020

NË SHKOLLË TEK SHTRIGA

FANTAZMA E SHTRIGËS 

“Dëgjo një fragment nga bisedat me shtrigën, më tha Asteli” e unë drejtova trupin në kolltuk ku isha zhytur. “Kërko dashurinë e vërtetë, atë që ti E DI që ke ardhur për ta gjetur këtu. 

Historia e shpirtit binjak, nuk është aspak një përrallë…çdo legjendë bazohet në një të vërtetë të fshehur ose të harruar. Problemi i njerëzve të sotëm është se ata janë të çoroditur... kanë humbur lidhjen me hyjnoren dhe nuk e dinë më se çfarë duan, nuk ju kujtohet më misioni i jetës së tyre. 


Të gjithë njerëzit janë aq me vlerë e aq të rëndësishëm, sa të meritojnë dashurinë e vërtetë. Unë besoj se, të gjithë e gjejnë atë që kërkojnë, nëse ata me të vërtetë e dëshirojnë diçka. 

Sot në botë, ka shumë njerëz që nuk dinë me të vërtetë se çfarë duan… Si munden ta gjejnë lumturinë këta lloj njerëzish Njeriu duhet ta ketë shumë të qartë se çfarë do, të mundet ta vizualizojë e përjetojë atë që do… e paskëtaj të shpresoj që mrekullia mund të ndodhi. Pa qënë i qartë brenda, nuk mund të gjesh qartësi e harmoni jashtë.”


 Më kishte thënë se po hidhte në letër thelbin e shqetësimeve që kishte ndarë me shtrigën. Kur e kisha pyetur njëherë: “Si e ke njohur shtrigën, ku e ke njohur?” ai m’u përgjigj:

 “Asgjë nuk ndodh rastësisht… engjëjt ndihmës nuk janë në qiell... janë njerëzit që takojmë kur kemi nevojë, ata që na ndihmojnë ose na hapin një dritare të re për ta parë botën nga një kënd i ri vështrimi.” Meqë m’u dha rasti, e pyeta sërish. Asteli më dha një tjetër përgjigje lakonike: 

“Ndonjëherë, rasti është miku ynë më i mirë, ose armiku ynë më i rrezikshëm. Jo gjithnjë gjërat janë ashtu siç duken… kam mësuar të mos nxjerr asnjëherë konkluzione të shpejta. Kjo është një këshillë e vlefshme për këdo.”

 “Ti nuk po më thua asgjë – ia ktheva i inatosur” [2] Isha tepër i zbuluar ja pse ngrinte shpirti im, nuk kisha mësuar ende të dëgjoja atë që ishte e nevojshme të dija. Isha një i ri tipik i kohës, i ngutur, i shpërqëndruar. 

Një mbrëmje ndërsa po më përcillte tek porta më zgjati dorëshkrimet e veta të cilat unë i futa nën sqetull, me një barrë gaz mora rrugën për në shtëpi. “Një kujtesë vetrespekti për brezat që do të vijnë.”




https://www.dropbox.com/s/ml1ymzp29g5o5h5/Ne%20shkolle%20tek%20shtriga%20-%20Genci%20Gora.pdf?dl=0


No comments:

Post a Comment

Archivio blog

Comments

Popular

Contact Us

Name

Email *

Message *