Multilingual download

Friday, July 10, 2020

XHADIA

Prolog DON KISHOTI SHQIPTAR 

 Don Kishoti Shqiptar duke u mahnitur me Luftën e Kaçakut të maleve për liri, vendosi edhe ky të dalë maleve kaçak për të drejtat e shqiptarëve, Shqipëri Etnike.
 E thirri një Hoxhë dhe i tha: ti do të jesh Sanço Panço im, besnik në fushëbetejat që do t’i bëj unë me mullinjt e erës anë e mbanë Mëmëdheut. 

 - Mirë, Zotëriu im, i tha Sanço Panço. Po, çka do të fitoj unë si shpërblim, nëse bie dëshmorë pas luftës çlirimtare? - Eh, Sanço Panço im! Pas lufte ty do të të shpërblej me një post në Qeveri: Ministër të Kulturës Shqiptare. 

 - Po, Imzot unë nuk kam shkollë, vetëm katër klasë fillore. - Nuk prish punë kjo, Sanço Panço im. Shpërblimi fitohet me luftë. - Zoti Komandant, a ta marr edhe Qenin e Sharrit me vete në luftë? - Patjetër, Sanço Panço! Edhe atij i kemi dhënë pak bukë. 

 Dhe, Don Kishoti ynë Shqiptar i hipi kalit... Më falni, lexues i nderuar, harrova t’ju them se, kalin e tij e pagëzoi me emrin: DorZiu. Sanço Panço gomarit të tij me shalë.

 Armët i futën në Brez si trima. Mburojet në kokë. Qen Sharri pas tyre si shok lufte në çetë. 




https://www.dropbox.com/s/6cgqztfrzb01dx1/XHADIA%20k%20qeliku.pdf?dl=0


No comments:

Post a Comment

Archivio blog

Comments

Popular

Contact Us

Name

Email *

Message *